Njeriu i rekordeve, e gjithë Europa e dashuruar me Jamalin

by admin
Spread the love

Lamine Jamal është emri që të gjithë ndjekin me shumë kujdes dhe klubet e mëdha jashtë Spanjës janë gati që të bëjnë çmendurira për të. 16-vjeçari, i cili ka thyer një mori me rekorde që nga debutimi në sezonin e kaluar, mund të bëjë edhe atë të radhës, si për shembull që të futet mes transferimeve më të rëndësishme të historisë së futbollit.

Të paktën këtë mendojnë në Spanjë, duke parë edhe problemet financiare të Barcelonës. Falë cilësive të spanjollit, klubi do ta kishte shumë të lehtë të arkëtonte minimumi 150 milionë euro, në rast nevojë, me PSG-në dhe Mançester Junajtid që i kanë bërë gati këto para, por edhe Çelsi është gati të bëjë çmenduria për atë që në Katalunjë tashmë quhet “Njeriu i rekordeve”.

REKORDET E THYERA NGA LAMINE JAMAL – Lojtari më i ri debutues në historinë e Barcelonës (15 vjeç e 290 ditë)

– Lojtari më i ri debutues në historinë e Barcelonës B (15 vjeç e 297 ditë)

– Kampioni më i ri i La Ligas (15 vjeç e 305 ditë)

– Lojtari më i ri titullar në historinë e Barcelonës dhe La Ligas (16 vjeç e 38 ditë)

– Lojtari më i ri që ka debutuar dhe shënuar për Kombëtaren spanjolle (16 vjeç e 57 ditë)

– Lojtari më i ri titullar në historinë e Ligës së Kampioneve (16 vjeç e 83 ditë)

– Golashënuesi më i ri në historinë e Barcelonës dhe La Ligas (16 vjeç e 87 ditë)

PANORAMASPORT.AL

You may also like