Njëqind ushtarë të Armatës do të shkojnë për të ndihmuar në Slloveni

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut do ti dërgojë 100 ushtarë ndihmë Sllovenis, të cilët pritet që të nisen nesër. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska tha se Sllovenia ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut 200 ushtarë për t’u dalë në ndihmë pas vërshimeve që kapluan vendin e tyre, por sipas Petrovskës, Maqedonia e Veriut do t’i dërgojë vetëm 100 ushtarë, ndërsa siç thot ajo, kërkesa për ndihmë teknike nuk mund të realizohet pasi Maqedonia e Veriut nuk ka kushte.

SLLAVJANKA PETROVSKA,MINISTRE E MBROJTJES

Që në momentin e parë kur ndodhi fatkeqësia, e gjithë udhëheqësia e shtetit kontaktoi autoritetet atje dhe ne i dhamë mbështetjen tonë vetëmohuese. Nga ata na thanë se sapo të bëjnë analizat do të dorëzohen kërkesat dhe kanë mbërritur dje. Për këtë kemi reaguar menjëherë dhe sot në seancën e Qeverisë do të marrim vendim që të dërgohen 100 ushtarë nga përbërje të ndryshme, të cilët do t’u përgjigjen nevojave të ushtrisë dhe shtetit slloven”.

Ministrja sqaroi se ushtarët tashmë janë gati.

Për t’i dalë në ndihmë shtetit slloven, u shpreh i gatshëm edhe Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, i cili gjatë ditës së djeshme kishte një bisedë me presidenten sllovene Natasha Pirc-Musar, dhe ka shprehur keqardhje për Slloveninë dhe gjithë banorët e saj për humbjet dhe dëmet e pësuara nga vërshimet, të cilat ishin të përmasave të mëdha, dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar.

You may also like