Një vjetori i luftës në Ukrainë, qytetarët në Berlin protestojnë me ngjyrat e flamurit ukrainas

by admin
Spread the love

Mijëra persona protestuan në Berlin të Gjermanisë me rastin e një vjetorit të luftës në Ukrainë këtë të premte.

Ata treguan edhe njëherë mbështetjen e tyre për ukrainasit të cilat po vuajnë pasojat e rënda të luftës.

Ata kanë marshuar në rruge, me pankarta në duar, duke dhënë mesazhe sensibilizuese nën ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Policia qëndroi në gatishmëri gjatë gjithë protestës masive që gjermanët zhvilluan.

Përpara se të organizoheshin, sindikatat, kishat dhe grupeve të tjera sociale kishin bërë thirrje për protestën kundër Rusisë.

“Ndaloni luftën. Paqe për Ukrainën dhe gjithë Evropën”, shkruhej në disa nga pankartat.

Një vit pas pushtimit të Rusisë, pothuajse askush në Ukrainë nuk e ka shmangur dhunën, shkatërrimin dhe gjakderdhjen e luftës që ka marrë mijëra jetë njerëzish, e ka lënë miliona të pastrehë.

Parandjenjat e frikës që kaploi Ukrainën në ditët para pushtimit tashmë është zbehur, sirenat dhe paralajmërimet e sulmeve ajrore janë bërë pjesë e jetës së përditshme në qytetet e kthyera në rrënoja.


Top Channel

You may also like