një vezë, e pathyer në kokën e Macron-it!

by admin
Spread the love

Presidenti francez Emmanuel Macrone u godit nga një vezë të hënën gjatë një vizite në Panairin Ndërkombëtar të Hotelit, Kateringut dhe Ushqimit në Lyon.

Veza iu përplas në fakt sup dhe për habi nuk u thye, ndërsa “sulmuesi” bërtiti “Rroftë revolucioni”.

“Nëse dikush ka diçka për të më thënë, le të vijë,” tha Macron.

Kjo nuk është hera e parë që Macron vihet në shënjestër nga ata që nuk e mbështesin atë. Gjatë një udhëtimi në Tain-L-Hermitage më 8 qershor, një burrë e goditi me shpullë. Ai u dënua me 18 muaj burg, katër prej të cilëve i kreu. /tesheshi.com/

You may also like