Një tubim kaq të madh protokolli im nuk e ka parashikuar, jam shum i lumtur – Shqip

by admin
Spread the love

Albin Kurti kryeministri Kosovës sot në sheshin Iliria të Tetovës është pritur edhe me koncert ku u prit nga shumë qytetarë që dolën në shesh si dhe Elita 5 me hitet e tij vazhdoi atmosferën nën prezencën e kreut të komunës së Tetovës, Bilall Kasami si dhe Izet Mexhiti e Afrim Gashi.

Kurti mes tjerash tha se nuk e parashikonte në agjendën e tij kaq mikrpritje madhështore dhe njerëz në vizitën e tijZ

“Teksa po e shikoja agjendën për vizitën e sotme e vura re që protokolli e kishte shkruar manifestim dhe koncert në Sheshin “Iliria” në Tetovë dhe më pas në kllapa pritën mijëra njerëz. Unë jam shumë i lumtur teksa po takohem me juve, me kaq shumë motra dhe vëllezër të mi nga Tetova dhe nga vendbanimet tjera nga Pollogu. Protokolli im janë të zot por nuk e kanë pasur të vështirë ta parashikojnë se do të jetë një tubim kaq i madh mbresëlënës sonte sepse bëhet fjalë për Tetovën, bëhet fjalë për tetovarët”, tha Kurti.

You may also like