Një tjetër sukses, xhudistja jonë fiton medaljen e artë në Sarajevë

by admin
Spread the love

Loriana Kuka është një emër tjetër nga lista e gjatë e vajzave të Kosovës që na bëjnë krenar. Së fundmi, ajo fitoi medaljen e artë në European Open në Sarajevë.

Kuka, e cila merr pjesë në kategorinë -78 kilogramë, e ka mposhtur në finale italianen Linda Politi.

Ky është suksesi i radhës nga xhudistet e Kosovës, ku së fundmi edhe Distria Krasniqi ka arritur të fitojë një medalje në Grand Slam të Parisit.

Xhudistet nga Kosova janë duke shënuar suksese të mëdha nëpër kampionate të ndryshme të xhudos.

Rikujtojmë se Loriana Kuka ka fituar gjithashtu edhe medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, në Pragë në vitin 2020.

Ajo këtë sukses e ka shënuar duke mposhtur italianen Giorgia Stangherlin në kategorinë 78 kilogramë.

Kurse ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, këtë fitore e ka cilësuar si një dëshmi të radhës të kapacitetit të vajzave të Kosovës në xhudo.

Loriana Kuka ka shkëlqyer në Pragë si medaliste e bronztë e Evropës, në kategorinë – 78 kilogramë të xhudos kundër italianes Giorgia Stangherlin, gjë që dëshmon edhe njëherë kapacitetin e vajzave të Kosovës në këtë sport”, ka shkruar Dumoshi.

Sa herë ka një garë të xhudos diku në botë ku sportistët tonë marrin pjesë, atëherë të gjithë janë në pritje të medaljeve.


You may also like