Një talent kundër dyshes Dibala-Lukaku në supersfidën që mbyll vitin 2023 në Serinë A, publikohen formacionet zyrtare të Juventus-Roma

by admin
Spread the love

Juventus-Roma është suspersfida që mbyll javën e 18 të Serisë A, por edhe ndeshjet e këtij kampionati për vitin 2023.

Të dy skuadrat kanë objektiva të rëndësishëm në këtë sezon dhe duan me çdo kusht tre pikët në këtë përballje shumë të rëndësishme për luftën për titull dhe Champions.

Në radhët e bardhezinjve, Alegri ka konfirmuar titullar talentin Jilldiz. Ndërsa nga ana tjetër, Murinjo ka rikuperuar edhe Dibalan, duke e hedhur në fushë përkrah Lukakut nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (3-5-2): Sheznjki; Gati, Bremer, Danilo; Ueah, MekKeni, Lokateli, Rabio, Kostiç; Vlahoviç, Jilldiz.
Trajner: Masimiliano Alegri

Roma (3-5-2): Rui Patrisio; Mançini, Jorente, Ndika; Kristensen, Kristante, Paredes, Bove, Zalevski; Dibala, Lukaku.
Trajner: Zhoze Murinjo

PANORAMASPORT. AL

You may also like