Një shkollë shqipe u hap në Teksas dhe Dua Lipa ishte pjesa më e bukur shqiptare

by admin
Spread the love

Dua Lipa ka marrë pjesë gjatë ditës së djeshme në hapjen e shkollës së parë shqip në Teksas. Me shumë krenari dhe emocion, ajo ka publikuar foto me fëmijët, ndërsa ka mbajtur edhe një fjalim rreth promovimit të gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar.
Sigurisht, simboli i shqiponjës me duar nuk mungoi, si detaji që bën diferencën. “Një nder që isha në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas sot. Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare teksa ofron mësime gjuhe për fëmijët nga 5-15 vjeç”,- shkruan Dua.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka vite që jep kontribut të mirëfilltë për kulturën dhe artin shqiptar. Më herët ajo ka ndjekur promovime filmash dhe nismash humanitare që lidhjen me Shqipërinë e Kosovën.

You may also like