Një rus i sulmuar në Beograd, nga kush dhe pse? – Shqip

by admin
Spread the love

Në fund të muajit të kaluar, Ilya Zernov, një i ri që dezertoi nga Rusia në Serbi, u sulmua në Beograd teksa përpiqej fshinte mbishkrimin “Vdekje Ukrainës”.

Më 29 janar, Zernov u përpoq të prishte një mural kushtuar Grupit Wagner, nën të cilin shkruhej “Vdekje Ukrainës”. Më pas, një burrë i veshur me një maskë të Vladimir Putinit iu afrua dhe e goditi në kokë, duke i shkaktuar dëmtim të daulles së veshit.

Më pas 19-vjeçari thotë se sulmuesi ka nxjerrë një thikë dhe i ka thënë se duhet të kërkojë falje.

Ndonëse kishte maskë, Zernov pretendon se nën të ishte Misha Vaçiç, lideri i së djathtës serbe, dhe ai e njohu – siç thotë ai, nga konturi i profilit.

Me Vaçiçin, Zernov thotë se kanë qenë edhe dy të tjerë dhe se e kanë lënë të shkojë, por pasi i kanë fotografuar pasaportën.

“Misha Vaçiç është lider i së djathtës serbe dhe dihet se financohet drejtpërdrejt nga Federata Ruse, njëkohësisht edhe nga Wagner Group. Përveç Vaçiçit, ndaj dy personave janë ngritur edhe dy kallëzime të tjera penale”, ka thënë avokati i Zernovi-it, Çedomir Stojkoviç, transmeton ALJazeera. /tesheshi.com/

You may also like