Një person ikë nga stacioni Policor në Suharekë, suspendohet një zyrtar

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20 tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e ka ndaluar një person në bazë të urdhërarresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në Stacionin Policor të Suharekës.

Pas konsultimin me gjyqetarin kompetnte , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshurin.

Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dergohen në paraburgim ai në një moment e ka shfytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë.

Policia janë vënë në kërkim të tij.

Për të dyshuarin është hapur edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësissë.

Ndersa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektoriati Policor është njoftuar.

You may also like