Një përplasje mes brezash që do t’ju bëjë të reflektoni gjatë… – Shqip

by admin
Spread the love

“Në kasën e një supermarketi, një zonjë e moshuar hapi një qese plastike për të futur ushqimet që kishte blerë. Kasiera e pa gjithë inat dhe i thotë me ironi: “Në fakt, gjithë brezi juaj nuk i kupton lëvizjet ekologjike. Jemi ne të rinjtë që po vuajmë pasojat e brezave të vjetër që i ka keqpërdorur gjithë burimetnatyrore”.

E moshuara i kërkoi ndjesë dhe i shpjegoi: “Më vjen keq, nuk ekzistonin lëvizje në mbrojtje të mjedisit nëkohën tonë” dhe ndërkohë që largohet nga kasa, kasierja shton: “Epo personat e brezit tuaj janë ata që i kanë shfrytëzuar keq burimet natyrore dhe jemi ne të rinjtë që po i vuajmë pasojat. Është e vërtetë që nuk i kushtohej rëndësi mjedisit në kohën tuaj, ama pasojat mbeten gjithsesi të rënda”.

E moshuara u acarua nga këto fjalë, hodhi sytë përreth dhe pa shishet plastike të pijeve. U kujtua se nëkohën e saj, dyqanet i kërkonin mbrapsht shishet dhe i çonin në fabrikat përkatëse, ku ato laheshin, sterilizoheshin dhe përdoreshin sërish. Shishet ricikloheshin në këtë mënyrë. Letrat, fletoret përdoreshin për shumë kohë dhe vetëm kur nuk kishin më mundësi ku të shkruhej, përdoreshin për të ndezur zjarrin. Nuk lihej asnjëherë ushqimi pa u konsumuar apo të hidhej poshtë. Nëse dikush nuk donte të hante më nga diçka, ia hidhte kafshëve shtëpiake. Edhe pse nuk i njihnin në kohën e tyre lëvizjet në mbrojtje tëmjedisit, sërish i bënin veprime të tilla. Ndaj ajo i tha kasieres:

“Në kohën time, ne i zbrisnim shkallët në këmbë, nuk ekzistonin ashensorët. Sado larg t’i kishim dyqanet, shkonim në këmbë, pasi në qytet qarkullonin pak makina, vetëm ato të pushtetarëve të kohës. Por, është e vërtetë, nuk e njihnim mbrojtjen e mjedisit. Nuk i njihnim bebelinat për fëmijët, i qepnim ato vetë me rroba të përdorura dhe i lanim për t’u përdorur sërish. Ne bënim punë fizike, nuk kishim nevojë tëshkonim në palestër për të ecur mbi një pistë elektrike për të rënë në peshë. Por gjithsesi, ne nuk e njihnim ekologjinë.

Ne pinim ujë nga burimi kur kishim etje, nuk kishim shishe plastike që tashmë i hedhin vend e pa vend. I mbushnim stilolapsat me bojë, në vend që t’i hidhnim dhe të blinim të rinj. Njerëzit shkonin në punë nëkëmbë, rrallë herë mund të merrnin autobusin apo trenin, ndërsa tani përdorin vetëm makinat edhe për tëshkuar diku afër. Fëmijët i përdornin nga viti në vit të njëjtat fletore, derisa të mos kishin më vend për tëshkruar, ndërkohë që tani i hedhin në plehra kot më kot dhe blejnë fletore të reja. Por, është e vërtetë, ne nuk e njihnim mbrojtjen e mjedisit.

Kishim vetëm një prizë korrenti në shtëpi, jo si tani që ka një seri prizash për të karikuar gjithë pajisjet elektronike të domosdoshme për çdo të ri. Ankesa e vetme që ka brezi ynë, është se ne kohën tonë nuk kishin dalë ende pilulat për të shmangur shtatzënitë që do të prodhonin të rinj idiotë si në ditët e sotme, qëmendojnë se kanë shpikur gjithçka. Të rinj që nuk dinë të shkruajnë 10 rreshta pa bërë 20 gabime ortografike, që nuk kanë hapur ndonjëherë një libër, që nuk e dinë se ku kalon lumi i Danubit etj. Ama qëgjithsesi mendojnë se mund t’u japin leksione jete të tjerëve, nga madhështia e injorancës së tyre”. – Nga interneti, autor anonim

You may also like