Një përforcim nga Anglia për Napolin

by admin
Spread the love

Napoli është gati për të zyrtarizuar goditjen e dytë në këtë merkato të janarit.

Pas blerjes së Pasquale Mazzocchit nga Salernitana, kampionët në fuqi të Italisë kanë arritur marrëveshjen me Bournemouth, për transferimin e Hamed Traore.

Janë mbyllur me sukses negociatat mes palëve dhe ish-lojtari i Sassuolos është shumë pranë rikthimit në Serie A. Hamed Traore do të vijë te Napoli në formë huazimi, me të drejtë blerjeje.

Lojtari do të zhvillojë vizitat mjekësore në Angli dhe nuk do të ketë mundësi që të niset me Napolin në Arabinë Saudite për gjysmëfinalen e Superkupës kundër Fiorentinës që luhet në 18 janar.

Mesfushori nuk ka gjetur shumë hapësira në Premier Ligë këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm 44 minuta me fanellën e Bournemouth.

You may also like