Një parti politike e udhëhequr nga inteligjenca artificiale u themelua në Danimarkë

by admin
Spread the love

Në Danimarkë u formua një parti e re politike, Partia Sintetike, politika e së cilës udhëhiqet tërësisht nga inteligjenca artificiale, shkruan portali danez TheLocal.

Partia synon të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme më 2023. Për këtë u duhen 20.182 nënshkrime, por aktualisht kanë një numër jo të mjaftueshëm nënshkrimesh.

Partia u krijua në maj nga kolektivi i artit Computer Lars me synimin për të arritur rreth 15 për qind të danezëve që nuk e ushtronin të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e mëparshme më 2019.

Ata besojnë se këta danezë nuk votuan sepse nuk u pëlqen asnjë parti tradicionale dhe se programi i ofruar nga inteligjenca artificiale është një modernizim.

Partia sintetike ka një program që beson se përfaqëson vizionet politike të njeriut të zakonshëm. Ndër propozimet e partisë është futja e një të ardhure bazë universale prej 100 mijë koronash, që është më shumë se dyfishi i pagës mesatare aktuale në Danimarkë. Ata propozojnë gjithashtu mundësinë që njerëzit dhe algoritmet të bashkëjetojnë më drejtpërdrejt se më parë.

Rruga Press

You may also like