“Një mungesë e pazëvendësueshme kjo”, deputeti i PD fjalë të ndjera për humbjen e politikanit të njohur shqiptar: Një lider vizionar! Kontribuoi fort dhe kundërshtoi projektet që binin ndesh me interesat tona

by admin
Spread the love

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar deputetit i Partisë Demokratike, ku ka kujtuar sot , ish-politikanin shqiptar nga Maqedonia e Veriut Arbën Xhaferin, i cili u nda nga jeta në vitin 2012.

Teksa kujton njohjen me të, Shehu thotë se mungesa e tij është e pazëvendësueshme.

Shehu e kujton Xhaferin si “nje lider vizionar, me “fytyren” te kthyer nga Perendimi, qe punoi shume jo thjesht per PDSh, per shqiptaret aty, per vendin e tij, por shume me gjere. Ai kontribuoi fort per stabilitetin e Rajonit tone, per rrugen europiane te tij.

I vendosur per te kundershtuar projektet, qe binin ndesh me interesat tona te medha, autoret e tyre. Por gjithmone i hapur per dialog, gjithmone shume miqesor”.

Postimi i plotë i deputetit:

“Sot 10 vite pa Arbën Xhaferin- nje mungese e pa zevendesueshme kjo!

E kam njohur per here te pare ne Tetoven plot debore, ne dimrin e ashper te 1994, nje dite perpara se te zgjidhej Kryetar i partise, ne ate Kongres te veshtire aty.

Qe nga ai cast u beme miq te mire se bashku.

Nje lider vizionar, me “fytyren” te kthyer nga Perendimi, qe punoi shume jo thjesht per PDSh, per shqiptaret aty, per vendin e tij, por shume me gjere.

Ai kontribuoi fort per stabilitetin e Rajonit tone, per rrugen europiane te tij.

I vendosur per te kundershtuar projektet, qe binin ndesh me interesat tona te medha, autoret e tyre.

Por gjithmone i hapur per dialog, gjithmone shume miqesor.

Do ta kujtojme vazhdimisht si nje vlere e vecante per te gjithe ne.

Duhet kujtuar edhe sepse mesazhet e tij jane gjithmone aktuale e orientuese.” tha ai.

You may also like