Një makinë e policisë goditet nga një makinë tjetër, lëndohen dy policë

by admin
Spread the love

Dy persona janë lënduar prej të cilëve njëri më rëndë pas përplasjes në mes makinës “Mercedes” dhe një makine të policisë këtë mëngjes në Ohër.

“Në orën 00:40 në SPB Ohër është denoncuar se në kryqëzimin e bulevardit ‘Zhelezniçka’ me rrugën ‘Budva’ ka ndodhur një aksident. Bëhet fjalë për makinën ‘mercedes’ me targa të Horit, e drejtuar nga 48 vjeçari S.A nga Ohri dhe makina ‘ford’ me targa të Ohrit, në pronësi të MPB-së, e drejtuar nga D.N (37). Në aksidentin me lëndime ka përfunduar D.N, ndërsa V.A në moshës 42 vjeç nga Ohri, bashkëpudhëtar në makinën ‘ford’ kanë përfunduar më lëndime të rënda trupore të konstatuara në spitalin ‘Sveti Erazmo’ në Ohër”, thuhet në komunikatën e MPB-së, raporton SHENJA.

Shoferi i makinës “mercedes” është arrestuar menjëherë dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal adekuat. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like