Një lutje Berishës nga znj. Duma

by admin
Spread the love

Grida Duma, numri 2 i PD-së, siduket po e përjeton keq një sulm verbal ndaj saj të Evi Kokalarit, një shqiptaro-amerikane e çuditshme, e cila është vënë krah Berishës në “Foltoret” e tij dhe pothuajse në çdo njërën prej tyre, nuk kursen shënjestrimet e drejtpëdrejta ndaj znj. Duma, të cilën e konsideron si krahun e djathtë të Bashës.

Ndaj, në një status në FB, ajo ka kërkuar nga Berisha njerëzorin, burrin e vërtetë.

“Sali Berisha, ka mundësi që me një fjalë apo gjest, të drejtojë në çast, ndjekësit e ata që kacavirren të pas tij. Kjo sepse për fat të mirë ose jo, bashkëpunimi me të, më ka mësuar të kuptoj që valenca e tij politike ka ndikim te fortë tek ata që flasin me fjalët e tij, ata që thonë ato që nuk mund t’i thotë dot vetë ai.

Sot Sali Berisha, më e pakta ka detyrë ta përdorë këtë valencë, që ata që sot vërtiten rreth tij mos përdorin linçimin. Ka detyrë të ndalojë ata që përdorin linçime personale ndaj njerëzve, që ndoshta sot nuk mendojnë si ai, por që për atë vetë, kanë kontribuar e punuar dhe shumë madje. Dhe këtë nuk ia drejtoj si kërkesë me përulje, por si një reciprocitet minimal!

Dikush që i thotë vetes ‘burrë shteti’, pasi mbaron së foluri, nuk rri e dëgjon me endje si linçohen nga ushtarët e tij; ata që nuk mendojnë si ai. Kjo është nga ato besëprerje që nuk kanë lidhje me ‘burrin e shtetit’”, shkruan ndër të tjera znj. Duma.

“Mbi të gjitha i takon atij një guxim njerëzor për t’i thënë vetë gjërat e mira apo të këqija në adresë time apo gjithkujt tjetër”, shkruan ajo, duke nënëkuptuar znj. Kokalari.

You may also like