Një libër për ca të vërteta…edhe Reçakun – Shqip

by admin
Spread the love

Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, si dhe hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi për 12 vjet me radhë, tha në një intervistë për REL se “është befasues reagimi joadekuat i të gjithë atyre, kundër të cilëve Serbia gënjen, përfshirë edhe Kosovën”.

Autore e një libri të promovuar së fundi me titull “Procesi penal kundër Sllobodan Millosheviqit: gjykimi i papërfunduar”, ajo thotë se “ai vdiq para shqiptimit të aktvendimit dhe ky libër ka provuar që të mbrojë tezën se gjykimet për krime të luftës, për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, në vetvete janë shumë të rëndësishme, pikërisht për shkak të provave dhe dëshmitarëve që janë paraqitur atje”.

Studiuesja nuk ka asnjë mëdyshje në shpalljen fajtore të Serbisë si shkak i luftrave në ish-Jugosllavi.

“Roli i Serbisë në luftërat pushtuese, që kishin për qëllim të zgjeronin kufijtë shtetërorë serbë në hapësirën e pas-Jugosllavisë, ka sjellë deri te luftërat në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Në kohën kur ndodhnin këto luftëra, ndaj Serbisë është shikuar globalisht. Mediat globale dhe politikanët flisnin për atë projekt kriminal serb dhe gjatë viteve ‘90 nuk ka pasur kurrfarë dileme se shteti serb është më së shumti përgjegjës për ngjarjet e luftës dhe masakrat”.

Ajo ndalet veçanërisht në Kosovë, ku veçon Reçakun, një ngjarje mizore të cilën Beogradi tenton ta mohojë.

Pse Millosheviq asnjëherë nuk e ka dashur misionin verifikues (të OSBE-së) që të vijë në Kosovë? Për shkak se ka dashur që të bëjë çfarë të dojë në Kosovë pa pasur mundësi që dikush të arkivojë dhe vëzhgojë. Pra, tashmë ai nuk mund ta bënte këtë dhe Reçaku ndodhi, në fakt, në momentin kur të gjithë ata të misionit verifikues në Kosovë ishin këtu.

Ata e kanë evidentuar këtë dhe Millosheviqi nuk kishte më nga të shkojë. Sepse, shikoni, Millosheviqi nuk e ka bërë rastësisht Reçakun. Ata vrisnin dhe digjnin shtëpi dhe fshatra gjatë gjithë vitit 1998 dhe më pas. Pra, ky është moment kur e gjithë kjo kulmon.

Por, pse Reçaku është i rëndësishëm? Për shkak se për herë të parë, në një masakër të tillë të madhe, misioni verifikues (i OSBE-së) ishte në vendin e ngjarjes”, thotë ndër të tjera autorja. /tesheshi.com/

 

You may also like