Një lëvizje shqiptare trondit politikën e Shkupit

by admin
Spread the love

Një zhvillim i beftë ka ndodhur në politikën maqedonase, ku LSDM-ja e Zoran Zaevit, pas humbjes së zgjedhjeve lokale dhe dorëheqjes së këtij të fundit, tashmë mund të humbë dhe qeverisjen. Kjo pasi disa forca shqiptare, mes tyre Alternativa, i janë bashkuar VMRO-së në opozitë, pra partisë së Gruevskit, e cila tashmë drejtohet nga Mickovski. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka dhënë lajmin e sigurimit të një shumice qeverisëse.

“E ardhmja e re po vjen, një kohë e re dhe një shpresë e re.

Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim.

Maqedonia do të ketë sukses!

Kemi një shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski ka shkrruar në Facebook, duke publikuar dhe fotot e një pakti të ri politik.

Ai njoftimin e ka publikuar të shoqëruar së bashku me një fotografi së bashku me drejtuesit e partive tjera opozitare, të Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Partisë “E Majta” dhe të Lëvizjes BESA, e cila deri të premten ishte pjesë e qeverisë aktuale.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari e ka konfirmuar për mediat lokale formimin e shumicës se re parlamentare, duke paralajmëruar se asaj do t’i bashkangjiten edhe deputetë tjerë.

VMRO-DPMNE gjatë ditës së premte njoftoi se kishte nisur me mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të votuar mosbesimin e qeverisë.

Për mocionin e votëbesimit të qeverisë opozitës i nevojiten 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Nëse ky zhvillim shkon deri në fund me rënien e qeverisë, risi është dalja në opozitë e BDI-së së Ali Ahmetit, pasi shumë viteve në pushtet, herë me njërin krah e herë me tjetrin.

You may also like