Një lëvizje e radhës anti-Kinë e Biden-it – Shqip

by admin
Spread the love

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti Joe Biden do të presë liderët e Ishujve të Paqësorit këtë muaj, mes shqetësimeve në rritje nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë për aktivitetet kineze në rajon.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha në një deklaratë se takimet e planifikuara për 28-29 shtator “do të demonstrojnë partneritetin e thellë dhe të qëndrueshëm të SHBA-së me rajonin e Paqësorit”, raporton AP.

Biden ftoi Mikronezinë, Ishujt Marshall, Palau, Nauru, Kiribati, Papua Guinea e Re, Ishujt Solomon, Vanuatu, Samoa, Tuvalu, Tonga dhe Fixhi për të marrë pjesë në samit.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi Ishujt Solomon u kërkuan vendeve që të mos dërgojnë anije detare në vendin e Paqësorit Jugor, ndërsa procesi i miratimit të rishikohet, mes shqetësimeve për një marrëveshje të re sigurie midis Solomonëve dhe Kinës. /tesheshi.com/

You may also like