Një lajm i trishtë nga Haga për ish-krerët e UÇK-së – Shqip

by admin
Spread the love

Haga ka rënduar akuzat ndaj katër ish-zyrtarët e lartë të UÇK-së të gjendur prej muajsh atje, pas hekurave, duke bërë që të shuhen shpresat se do të dalin të pafajshëm prej aty.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK Kadri Veseli, ish-kreu i Kuvendit Jakup Kraniqi, si dhe ish-kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi akuzohen për të tjera krime lufte përveç atyre që çuan në arrestimin e tyre në nëntor 2020.

Në dokumentin e dorëzuar nga organi i akuzës në Gjykatën e Hagës, ata akuzohen se u kanë hequr lirinë të paktën 12 personave në periudhën 4 korrik 1998 – 29 prill 1999.

Sipas prokurorisë, këta persona janë mbajtur peng në zona të ndryshme në Budakovë dhe Semetishtë.

Prokuroria Speciale thotë se bëhet fjalë për krime lufte të kryera nga batalione të UÇK-së.

Disa prej tyre janë dhunuar në një shtëpi rreth 1km larg bazës së UÇK-së në Budakovë.

Personat e ndaluar, thotë Prokuroria e Specializuar, akuzoheshin nga UÇK për spiunazh dhe bashkëpunim me serbët.

Prokuroria akuzon ish-drejtuesit e UÇK-së se gjatë arrestimeve arbitrare, rrëmbimeve, torturimeve, u kanë marrë jetën të paktën dy personave, trupat e të cilëve janë gjetur në vitin 2000.

Katër ish-zyrtarët e lartë të cilët gjenden të burgosur në Hagë, kanë mbajtur poste të larta drejtuese në strukturat e UÇK-së gjatë luftës së Kosovës, për t’u pasuar nga pozicione të larta politike pas luftës, ku kryesori, Thaçi, ka qenë dhe kryeministër edhe president.

Akuzat e reja janë publikuar në faqen zyrtare të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila gjendet në Hagë.

Në fund të vitit të kaluar, gjykata lejoi grupin e prokurorëve të kryesuar nga Jack Smith që të paraqisnin prova për akuza të reja. /tesheshi.com/

 

You may also like