Një Kupë për tre! Vllaznia dhe Laçi kërkojnë trofeun, Kukësi tifo për kurbinasit

by admin
Spread the love

Vllaznia dhe Laçi do të përballen sot në mbrëmje në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” në finalen e Kupës së Shqipërisë, në sfidën që mbyll këtë edicion futbollistik në vendin tonë.

Të dyja skuadrat kërkojnë që të mbyllin me trofe këtë sezon, prandaj do të bëjnë të pamundurën që të fitojnë Kupën në kryeqytet.

Për shkodranët Kupa është e vetmja rrugë drejt Europës dhe një dështim në sfidën e sotme do të vuloste një sezon që nuk ka qenë në nivelin e pritur. Josa dhe djemtë e tij do të bëjnë të pamundurën që të çojnë trofeun e tetë të Kupës së Shqipërisë në Shkodër.

Në krahun tjetër qëndron Laçi, që ka zhvilluar një sezon fantastik, pasi për herë të parë në histori është shpallur nën-kampion i vendit. Kurbinasit synojnë të kurorëzojnë me trofe këtë vit, duke kërkuar Kupën e 3-të në historinë e klubit.

Duhet theksuar se përveç Vllaznisë dhe Laçit, edhe Kukësi pret me padurim rezultatin e kësaj sfide. Një fitore e Vllaznisë do të linte jashtë Europës verilindorët, ndërsa një sukses i Laçit, do të çonte në Kupat e Europës kuksianët që kanë mbyllur kampionatin në vendin e katërt. / Oversport.tv

You may also like