Një javë në koma, ndahet nga jeta piloti 45-vjeçar i garave të Rally Dakar

by admin
Spread the love

Zi në sportin e motoçiklizmit. Piloti 45-vjeçar, Carles Falcon, që u rrëzua një javë më parë në Rally Dakar 2024, ka ndërruar jetë këtë të hënë në spitalin e Rijadit, ku ishte transferuar me një fluturim special.

Falcon garonte me një KTM privat në Arabinë Saudite dhe u rrëzua 15 kilometra nga fundi, duke përplasur kokën. Ai u mbajt në jetë me masazh kardiak dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Al Duwadimit, ku aty iu nënshtrua edhe një operacioni urgjent dhe me ndihmën e pajisjeve dhe një avioni special, u transferua në spitalin e Rijadhit, kryeqyteti i Arabisë Saudite.

Për një javë, piloti me origjinë nga qyteti “katalan” i Tarragonës, qëndroi në koma, teksa mbylli sytë përgjithmonë këtë të hënë, duke u bërë viktima e radhës e garave të Rally Dakar, teksa deri më tani ka shkuar në 80 numri i pilotëve të vdekur gjatë garave të Dakarit, në 45 vite të ekzistencës së tyre

“Carles u nda nga jeta këtë të hënë më 15 janar. Ishte një djalë i qeshur, gjithmonë aktiv dhe që bënte me pasion gjithçka që donte e mbi të gjitha dashuronte motoçikletën. Ai u nda nga jeta duke bërë pikërisht atë që donte më shumë, të garonte në Dakar”,- shkroi skuadra e tij në njoftimin për vdekjen e 45-vjeçarit. /i.m /abcnews.al

You may also like