Një javë e mbushur me sfida interesante, zbuloni kalendarin e eventeve në Oversport

by admin
Spread the love

Në kanalet Oversport të platformës Tibo mund të ndiqni shumë evente sportive, pasi një javë e mbushur me sfida interesante në Serie A, Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë na pret.

Në mesjavë kampionati italian i futbollit do të zhvillojë ndeshjet e javës së katërt dhe të 10-ta takimet mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport.

Të premten rikthehet kampionati shqiptar, që çel javën e tretë me klasiken e Shqipërisë, përballjen Tirana-Vllaznia.

Të shtunën luhen ndeshjet e javës së pestë të Serie A, ku spikat derbi i Milanos, Milan-Inter. Por në ekranin e Oversport dhe Tibo do të startojë edhe Kategoria e Parë me sfidën Lushnja-Burreli.

E diela është e mbushur me mjaft sfida interesante, ndërsa të hënën do të mbyllet kjo javë plot emocione me tre ndeshje të Serie A.

Ja dhe kalendari i plotë i të gjitha eventeve sportive që do të transmetohen në Oversport këtë javë.

You may also like