Një i plagosur lëshohet në mjekim shtëpiak – Detajet nga Spitali

by admin
Spread the love





Një person me dy plagë me armë zjarri është sjellë sonte në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, ku është trajtuar dhe është lëshuar për trajtim shtëpiak.

“Sonte rreth orës 20.15 me automjet privat në klinikën tonë është sjellë për ekzaminim një person. Një plagë me armë zjarri është konstatuar në zonën e këmbës së majtë dhe një plagë më e madhe në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë. Plagët janë trajtuar, janë bërë incizimet e nevojshme, janë fashuar dhe është vendosur imobilizimi, pas së cilës personi është lëshuar për trajtim shtëpiak, përkatësisht nuk është ndalur”, thanë për MIA-n nga Spitali i Qytetit.

Siç kanë treguar nga atje, deri më tani në këtë klinikë është sjellë vetëm një person, përcjell KlanM.

Një numër i madh i ekipeve policore janë vendosur në afërsi të Çarshisë së Shkupit, ku sonte në një shkëmbim zjarri të armatosur në një lokal, siç konfirmoi policia, dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur./KlanMacedonia







Artikulli paraprakBekteshi: Makaronat do të lirohen për 10 për qind, çmimi i vajit për ushqim do të bjerë nën 100 denarë për litër
Artikulli tjetërBujare Abazi në krye të SH.A. “Posta e Maqedonisë”




You may also like