Një gjuetar nga terreni i paarritshëm është evakuuar me helikopter në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Një gjuetar me këmbën e djathtë të thyer është evakuuar me helikopter për ndihmë mjekësore emergjente.

Lajmin e ka ndarë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot kanë bërë promovimin e helikopterit në Manastir.

Qendra e Menaxhimit të Krizave bëri të ditur se gjahtari G.J. i cili ishte duke gjuajtur në zonën e fshatit Bukoviq ka rënë në një përroskë të thellë me gurë dhe ka thyer këmbën e djathtë.

Rasti është raportuar në numrin e telefonit 112 në QMK.

“Ekipi mjekësor ka mbërritur shumë shpejt në vend, sipas të dhënave, për rreth 20 minuta. Për shkak të terrenit të paarritshëm, 112 me detyrë në QKM kanë kërkuar helikopter, të cilit i është përgjigjur menjëherë Ministria e Brendshme. Të gjithë bashkërenduan procedurat për shpëtimin dhe transportin sa më të shpejtë dhe optimal të të plagosurve në spital për trajtim të mëtejshëm. Kjo pajisje u mundëson pjesëtarëve të guximshëm të Njësisë së Helikopterëve në MPB që të jenë edhe më të mirë gjatë operacioneve të tilla specifike të shpëtimit të të lënduarve nga terrene të paarritshme”, njoftoi QMK.
Nga aty apelojnë qytetarët që në rast aksidenti të lajmërojnë menjëherë numrin 112 në QMK.

MARKETING



You may also like