Një epokë e re në historinë e shqiptarëve – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka uruar politikanët shqiptarë Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin me rastin e marrjes së mandatit për formimin e qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.

Në rrjetin social Facebook, Veliaj e ka cilësuar këtë ngjarje si historike për shqiptarët, raporton Klan Kosova.

“Çfarë lajmi i madh për shqiptarët! Urime mikut tim Talat Xhaferri, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët! Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon. Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Evropë!”, ka shkruar Veliaj.

You may also like