Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha publikon videon bashkë me mesazhin e rëndësishëm: Nesër zgjedhim

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet Kuvendi Kombëtar.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha thekson se nesër partia më e madhe opozitare në vend “do të zgjedhë të ardhmen”.

Ndërkohë, duke e shoqëruar me pamje nga Kuvendi i PD, Basha iu kujton të gjithë demokratëve se mbledhja do të nisë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve.

Kreu i Partisë Demokratike shkruan krahas videos: Nesër zgjedhim të ardhmen.

Video:

You may also like