“Një ditë do të qeshim së bashku”, Russell i kthehet episodit me Verstappen

by admin
Spread the love

George Russell dhe Max Verstappen patën një duel deri në limitet e rregullores në garën e parë Sprint të këtij sezoni në pistën e Baku.

Britaniku e parakaloi në një mënyrë agresive Kampionin e Botës në fuqi dhe i shkaktoi një të çarë në pjesën anësore të RedBullit.

Në fund, Verstappen e parakaloi sërish Russell ndërsa pas garës, holandezi pati edhe një debat me 25-vjeçarin duke përdorur një gjuhë mjaft të ashpër. Megjithatë, për Russell duket se ky episod tashmë është “hedhur pas krahëve” me pilotin e Mercedes që shprehet se do të vijë momenti që në të ardhmen të dy të qeshin rreth atij incidenti.

“Verstappen është nga ata pilotë të cilat janë të njohur për mënyrën agresive të të pilotuarit. Mua më vjen keq që reagoi në atë formë, kur ishte hera e parë që ai provonte një sjellje agresive nga një pilot tjetër.

Por, ishte një garë interesante dhe shumë emocionuese. Të dy jemi prej kohësh pjesë e sportit dhe i kuptojmë të tilla situata. Do të diskutojmë sërish dhe jam i bindur se do të mirëkuptohemi, madje në të ardhmen edhe do të qeshim me atë që ndodhi mes nesh në pistën e Baku”, u shpreh Russell.


Top Channel

You may also like