Një dashuri si ajo e Dojnës dhe Vlashentit! Moderatorja, dedikim të ëmbël partnerit (FOTO)

by admin
Spread the love

Dojna Mema është një nga moderatoret më të dashura nga publiku shqiptar. Prej disa vitesh ajo është në një marrëdhënie me këngëtarin Vlashent Sata. Dyshja janë bekuar me një djalë përpara disa muajsh, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol.

Për këtë arsye, Dojna është shkëputur nga ekrani shqiptar, teksa moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit e saj momente shumë të veçanta, krah partnerit dhe vogëlushit, i cili rritet dita-ditës.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Dojna ka postuar në Instagram disa foto me Vlashentin dhe Nolan Sol. Çifti ushqejnë të voglin e tyre, teksa moderatorja krahas fotove ka shkruar edhe disa fjalë shumë të ëmbla për dashurinë e saj të jetës, që në fakt na ka ngrohur zemrat të gjithëve.

“Zemra ime kur te rritesh uroj te behesh nje baba si babai yt. Ai ka qene gjithmone aty qe nga dita e pare per te te vendosur ne gjirin tim dhe eshte aty çdo nate krah mamit tend. Ndaj kur ai te ushqen me po te njejten dashuri, mua me mbushet zemra plot”, shkruan Dojna në postimin e bërë në rrjete sociale.

You may also like