Një burrë nga Detroit arrin të vjedhë 3,000 litra karburant duke hakuar pajisjen përmes Bluetooth

by admin
Spread the love

Disa pronarë të pikave të karburantit po bien viktimë e një mashtrimi të sofistikuar. Mashtruesit po përdorin Bluetooth të celularit për të hakuar pompën – dhe për ta marrë atë falas.

Sigurisht kjo do të konsiderohet si një vjedhje, megjithatë një burrë nga Detroit duket se nuk është menduar gjatë për pasojat, pasi vodhi rreth 3,000 litra karburant në pikën e furnizimit të Shell. Pronari i pikës së karburantit tregoi se pompa punon automatikisht pasi është hakuar nga një person i caktuar.

Edhe sikur të duam, ne nuk mund të ndalojmë këtë gjë. Na mbetet vetëm të mbyllim të gjitha pompat përmes siguresave të emergjencës.” shtoi ai. Ky problem i ka kushtuar Mo një humbje prej $3,000.

Për ta bërë sa më pak të dukshme hakimin e pompës së karburantit, njëri prej personave futet brenda për të shpërqëndruar punonjësin në këtë pikë karburanti, ndërkohë që tjetri hakon. “Tashmë ne telefonojmë policinë sa herë që shikojmë një automjet me kapacitet të madh ose persona të cilët qëndrojnë në pikën e karburantit për një kohë të gjatë.” shtoi Mo.

You may also like