“Një BDI pa Ali Ahmetin është një lis i madh që me një furtunë të vogël mund të bjerë”, profesori Bexheti krahason kreun e BDI-së me Ibrahim Rugovën

by admin
Spread the love

Një BDI pa Ali Ahmetin është një lis i madh që me një furtunë të vogël mund të bjerë, kështu e përshkruan fuqinë e kreut aktual të integristëve profesori universitar Nuri Bexheti, përcjell TV21. Ai e krahason BDI-në aktuale me LDK-në në kohën e Ibrahim Rugovës.

“Bashkimi Demokratik për Integrim me Ali Ahmetin ta kujton Lidhjen Demokratike të Kosovës me Ibrahim Rugovën edhe pse ky fundit ishte një pacifist klasik që ishte larg dhunës, larg luftës, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, rasti konkret Ali Ahmeti, vjen nga një që quhet bekgraund luftarak të themi, kjo është krahasimi. Pra një BDI pa Ali Ahmetin është një lis i madh që me një furtunë të vogël mund të bie, e mban fuqia, emri i tij, dhe e kaluara e tij”, deklaroi mes tjerash Bexheti.

You may also like