Një argjendari në Pejë, cak i një grabitësi (VIDEO)

by admin
Spread the love

Një argjendari në Çarshi të Pejës ka qenë cak i një tentim grabitjeje këtë të premte.

I dyshuari gjatë tentimit për grabitje është goditur me mjet të fortë nga pronari, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:20, policia është njoftuar për një tentim grabitje në një argjendari në Çarshi të Pejës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari që ka tentuar të grabisë është goditur me një mjet të fortë nga pronari i asaj argjendarie. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”.

“Policia është në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin”, tha Gashi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like