Nisin hetimet për kaosin në Brazil, mbështetësit e Bolsonaros pushtuan Kongresin, 400 të arrestuar

by admin
Spread the love

Bota pa dje skena kaotike nga Brazili, ndërsa perëndimi dhe SHBA e quajti një goditje ndaj demokracisë pushtimin e kongresit të Brazilit, gjykatës së lartë dhe presidencë nga mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Mijëra protestues hynë brenda ndërtesave qeveritare, një zhvillim që i bën jehonë asaj çka ndodhi më 6 janar të vitit 2021 në Kapitol të Shteteve të Bashkuara, nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Protestuesit të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, thyen çfarë iu doli, dhe vodhën Kushtetutën origjinale të vendit të vitit 1988, ndërsa forcat masive të policisë iu përgjigjen më kot me  gaz lotsjellës.

Deri më tani , pasi turma u shpërnda më në fund, autoritet kanë arrestuar 400 persona ndërsa kanë nisur hetimet për mësymjen e paprecedentë.

Presidenti Lula premtoi një ndëshkim të ashpër për të gjithë ata që qëndrojnë pas ngjarjes, ndërsa gjykata e lartë nxitoi të shkarkonte guvernatorin e vendit.

Protestuesit kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve të 30 tetorit, gjatë të cilave Lula mundi kundërshtarin e tij Bolsonaro.

Ish-presidenti e ka vënë në dyshim në mënyrë të vazhdueshme rezultatin e zgjedhjeve, por pa ofruar prova. Ai u largua nga Brazili për në Florida, 48 orë para përfundimit të mandatit të tij.


Top Channel

You may also like