Nis zyrtarisht kampionati evropian i “Futsal” 2024 për meshtarët! 17 kombëtare në Shkodër për 4 ditë

by admin
Spread the love

Me meshën e shenjtë të mbajtur pasditen e sotme, në nderim të më shumë se 270 priftërinjve pjesëmarrës, ka nisur zyrtarisht në Shkodër kampionati evropian i “Futsal” 2024 për meshtarët. 

17 skuadra kombëtare nga e gjithë Evropa do të jenë në Shkodër për 4 ditë nga data 5-9 shkurt. Skuadra shqiptare e priftërinjve do të drejtohet nga një emër i shquar i futbollit shqiptar, siç është trajneri Armando Cungu.

Ky edicion zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, dhe është zgjedhur Shkodra, si qyteti i parë ku është luajtur futboll në vendin tonë. Ky aktivitet, përtej sportit, është dhe një mundësi për të promovuar Shqipërinë dhe vlerat e saj.

Prej vitit 2015, Kombëtarja Shqiptare ka marr pjesë në çdo edicion të këtij eventi ku veç futbollit si sport, bashkëndahen momente vëllazërore mes njëri tjetrit duke nxitur e promovuar njëkohësisht vlerat e vendeve pjesëmarrëse.

Shqipëria nis kështu garën ditën e nesërme si pjesë e Grupit C, më poshtë grupet:

GRUPI A

Austri

Bjellorusi

Bosnjë dhe Hercegovinë

GRUPI B

Sllovaki

Serbi

Hungari

GRUPI C

Kroaci

Shqipëri

Slloveni

GRUPI D

Portugali

Kazakistan

Rumani

Mali i Zi

GRUPI E

Itali

Republika Çeke

Poloni

Kosovë

PROGRAMI

05/02/2024 – Ora 17.00 Mesha Shenjte dhe hapja zyrtare në Katedralen “Shën Shtjefni” Shkodër. Udhëheq SH. T. Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës njëkohësisht President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Pas Meshe, përshëndetja e Z. Armando Duka Presidentit i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zv/President i UEFA-s.

06/02/2024 – Ora 08.30 Mesha Shenjte: “Kisha e Shën Françeskut”, Gjuhadol. Udhëheq Sh. T. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit dhe Kryetar i Komisionit për Kulturën, në Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë.

07/02/2024 – Ora 10.30 Mesha Shenjte në Katedralen “Shën Pali”. Udhëheq Sh. T. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranës.

08/02/2024 – Ora 08.30 Mesha Shenjte tek Kisha e Salezianëve. Udhëheq Sh. T. Imzot Luigi Bonazzi, Nunc Apostolik në Shqipëri.

Ora 17.00 Finalja dhe Ndarja e Çmimeve e cila do të jepen nga Sh. T. Imzot Angelo Massafra dhe nga Z. Benet Beci, Kryetari i Bashkisë Shkodër.


Top Channel

You may also like