Nis zyrtarisht aventura e re e Carlos Tevez, bëhet trajneri i Rosario Central

by admin
Spread the love

Pasi i dha lamtumirën futbollit të luajtur, Carlos Tevez ka nisur menjëherë aventurën e tij të re në botën e futbollit. “Apache” është zyrtarisht trajneri i Rosario Central.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare. Ai ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin argjentinas për një vit.

Tevez u largua pak kohë me parë nga futbolli, ndërsa në lamtumirën e tij tha se nuk po gjente më asnjë motivim për shkak edhe të humbjes së babait që e ka rritur. Pjesë e stafit të tij do të jetë edhe Carlos Retegui. /oversport.tv

Foto: BOCA, Facebook

You may also like