Nis punën komisioni i pushtetit për energji, LDK-ja do tkurrje mandati (VIDEO)

by admin
Spread the love

Është konstituuar edhe komisioni i dytë hetimor parlamentar që do të merret me energji.

Nisma e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje do të merret me zhvillimet në këtë sektor që nga 2006-ta e këndej, teksa ai i opozitës heton vetëm krizën energjetike të dimrit të fundit, njofton Klan Kosova.

Armend Muja nga VV i prezantoi temat e synuara për trajtim. Kurse Armend Zemaj i LDK-së kërkoi precizim dhe ngushtim të temave.

Deputetët, me propozim të kryesuesit Hajdar Beqa, u morën vesh të takohen javën e ardhshme për ta përpiluar planin e punës.

Ky komision hetimor ka mandat gjashtë muaj. Më pas duhet t’ia dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me gjetjet.

 

You may also like