Nis numërimi mbrapsh në Paris, organizimet për Lojërat Olimpike 2024 drejt ezaurimit

by admin
Spread the love

Franca ka nisur numërimin mbrapsht për Lojërat Olimpike në Paris, që pritet të startojnë vitin e ardhshëm.

Organizatorët kanë zbuluar pishtarin olimpik, ku do të digjet flaka e Olimpiadës së Parisit, e cila është prej çeliku të ricikluar në fabrikat franceze.

Dizenjimi i veçantë nuk do të jetë i vetmi, pasi do të prodhohen mijëra të tjera për tu përdorur për Lojërat Olimpike.

“Pishtari Olimpik është sa elegant dhe madhështor, me jehonën e tij simetrike barazia dhe ambiciet tona olimpike dhe paraolimpike. Ne jemi shumë krenarë për këtë pishtar, i cili është i bukur dhe simbolizon Parisin 2024″, tha Tony Estanguet-presidenti i komitetit organizativ Paris 2024.

Francezët morën pjesë në organizimin e veçantë, të entuziazmuar për ngjarjen e rëndësishme që pritet të ndodhë.

Pas kësaj në Kullën e Parisit u vendos një orë e veçantë, e cila nisi numërimin mbrapsht, një vit para hapjes së Lojërave Olimpike në këtë qytet.

Pritet që shumë detaje të tjera në lidhje me organizimin dhe elementët e veçantë të zbulohen me kalimin e kohës.

Presidenti Emmanuel Macron deklaroi se Franca “me siguri” do të jetë gati të presë Lojërat Olimpike të 2024, pavarësisht sfidave të shumta organizative të organizimit të ngjarjes.

Edhe pse ka kohë një vit për ceremoninë e hapjes së Lojërave, ka pasur shqetësime mbi gatishmërinë e Francës për një sërë çështjesh nga hotelet deri te siguria.


Top Channel

You may also like