Nis në Vlorë dhe përfundon në Torino, një e diel e mbushur plot me evente në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Është një ditë e mbushur plot me evente në Oversport dhe Tibo, ku do të keni mundësi të ndiqni sfida nga Kategoria e Parë, te kampionati skocez i futbollit, “Abissnet Superiore” dhe Serie A. Eventet do të startojnë në orën 12:30 me sfidën midis Flamurtarit dhe Orikut të cilën do të keni mundësi ta ndiqni falas.

Paralelisht do të luhet edhe sfida e Serie A midis Empolit dhe Atalantës. Një ndeshje ku do të vihen përballë Ismajli dhe Bajrami për Empolin dhe Gjimshiti për Atalantën.

Eventet vazhdojnë me kampionatin skocez në orën 13:00. Livingston do të presë në shtëpi kryesuesit e Celtics.

Në orën 14:00 do të luhen dy sfida të “Abissnet Superiore”. Partizani kryesues ndeshet në transfertë ndaj Egnatias, ndërsa kampionët në fuqi të Tiranës lujanë supersfidën ndaj Kukësit.

Në orën 15:00 do të keni mundësi të ndiqni Spezia-Fiorentina dhe Cremonese-Udinese, ndërsa në orën 18:00 Lazio e Sarrit do të presë në shtëpi Salerintanën. Dita do të mbyllet me sfidën e orës 20:45 në Torino ku Milani do kërkon suksesin e radhës, këtë herë ndaj të besuarve të Ivan Juric. /oversport.tv

You may also like