Nikollovski: Me Selën kishim raporte më korrekte se me Taravarin, ja çfarë thotë për opozitën shqiptar

by admin
Spread the love

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski duke folur për bashkëpunimin me Aleancën për Shqiptarët tha se kanë patur shumë bashkëpunim të mirë me ta, por i vjen keq se ata kanë shkuar në një drejtim të panjohur.

“Duhet të jem korrekt dhe të them se deri sa Ziadin Sela ishte kryetar kishim marrëdhënie korrekte, me ndryshimin e udhëheqësisë së partisë, ndodhi ajo që ndodhi. Me këta që tani janë në opozitë kemi raporte korrekte, në fund të ditës është vendimi i tyre se si do të veprojnë, dhe nëse do të ketë mundësi për bahskëpunim. Nga ne ka dyer të hapura dhe raport korrekt. E tyre është që të sjellin vendimet. Cdokush përgjigjet për vendimet që i merr”, u shpreh Nikollovski.

MARKETING




You may also like