Nikollovski: Me ndryshimet në Kodin Penal, Zaev nuk do të ndiqet penalisht për asnjë rast gjatë mandatit të tij

by admin
Spread the love

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal tha se këto ndryshime ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tre muaj ka refuzuar që t’i nënshkruaj.

Nikollovski tha se këto ndryshime i shërbejnë dy strukturave që nuk kanë fare të bëjnë me VMRO-në e tanishme.

“Ka njerëz që me të vërtet janë të pafajshëm, po flas nga struktura e kaluar, por ka njerëz që me të vërtet kanë përgjegjësi. Ndërtimi i hotelit Meriot në shesh nuk mund të mos ketë përgjegjësi, dhe ishte  e qartë se kujt i shërben të miratohet ky ligj”, tha Nikollovski.

Ai tha se Zoran Zaev për mandatin e parë si kryeministër me këto ndryshime në Kodin Penal nuk mund të përgjigjet më për asgjë. /SHENJA/

MARKETING




You may also like