Nikolloski: Mijallkov është shumë i kënaqur me ndryshimet në Kodin Penal, por nga qeveria nuk ka asnjë reagim

by admin
Spread the love

Një nga ata që përshembull ka një përfitim të madh nga ndryshimet në Kodin Penal, për të cilin nuk kam dëgjuar asgjë nga autoritetet, është edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili ka marrë amnisti të plotë për përgjimet, ndërsa thelbi i i gjithë procesi i publikimit të të ashtuquajturve bomba ishte për të zbuluar se kush përgjonte dhe pse, thotë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski.

“Kur e përjashtuam nga partia, unë personalisht thashë se nuk duhet të gënjejmë dhe të mashtrojmë opinionin se po përgjojnë shërbimet e huaja dhe furgonët e verdhë, por përgjimet janë brenda DSK-së.

Tani e shoh se qeveria aktuale e BDI-së dhe LSDM-së nuk dëshiron që të zbardhet e vërteta deri në fund, e amnistojnë dhe i është vjetërsuar rasti dhe kështu ka vjetërsuar edhe lënda penale e tij. Për momentin e vetmja që ndiqet penalisht për përgjimet është një person i cili është viktimë e përgjimeve dhe ajo është ish-ministrja Gordana Jankulloska. Në fund të fundit, kjo çështje u festua edhe me dasmën më të shtrenjtë në historinë e Maqedonisë, për të cilën nuk dëgjova asnjë fjalë të thuhet nga BDI dhe LSDM”, thotë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së për “Triling”.

You may also like