Nicola: Do të shpëtojë Salernitana? Jam këtu sepse besoj

by admin
Spread the love

Davide Nicola feston pikën e parë në krye të pankinës së Salernitanës pas barazimit 2-2 përballë kryesuesve të Milanit:

“U përballëm me një skuadër të madhe, nuk ishte e lehtë dhe mendoj se luajtëm mirë derisa gjendja fizike na e lejoi. Më pëlqyen shumë gjëra, e dimë që ka shumë punë për të bërë, por kjo nuk na shqetëson.

Nëse do të arrijmë të bëjmë diçka të madhe, do ta bëjmë mbi të gjitha për këtë publik të mrekullueshëm, entuziazmi këtu është shumë i madh.

Shpëtimi? Jam këtu sepse besoj. E pranova këtë sfidë, sepse ka njerëz dhe vlera, ka krenari dhe kënaqësi për të punuar me këtë presidenti dhe drejtor sportiv”, ka thënë pas ndeshjes kundër Milanit, trajneri i Salernitanës. / Oversport.tv

Foto: Salernitana Twitter

You may also like