Ngritja e vetëdijes mbi dhunën seksuale në konflikte, duhet të përfshihet në politikat vendore – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka thënë se ngritja e vetëdijes mbi dhunën seksuale në konflikte, duhet të përfshihet në politikat vendore, raporton Shqip.

Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentja sllovene ka përmendur gratë nëpër botë të cilat janë duke u ballafaquar me  në vendet e konfliktit, siç është rasti i luftës në Rripin e Gazës.

“Duhet të luftojmë për paqen dhe sigurinë në çdo nivel kështu që kjo konferencë është në kohën e duhur. Gjendja është gjithçka tjetër por jo e mirë, jam e brengosur për gjendjen e grave, ka pabarazi. Një raport tregon se janë gratë ato që së pari vuajnë nga uria kur ekonomia është jo stabile. Duke parë ndikimi e tmerrshëm në botë të grave, mund të arrijmë që situata është duke u përkeqësuar. Dënojmë dhunën seksuale si instrument të luftës. Ngritja e vetëdijes mbi dhunën seksuale në konflikte duhet të përfshihen në politika vendore në të gjitha vendet. Duhet të luftojmë dhe nuk duhet ta humbin shpresën. Gratë janë në gjendje dhe duhet tu besohet që të punojnë si ndërtuese të paqes”, ka thënë ajo.

You may also like