Ngjitëset me shenjën “NMK” për targa regjistrimi do të kushtojnë maksimumi 50 denarë

by admin
Spread the love

Ngjitëset me shenjën e re për automjetet në vend “NMK” do të kushtojnë maksimumi 50 denarë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç sqarojnë, sipas Marrëveshjes Kornizë për prokurimin e targave të regjistrimit, është lidhur një marrëveshje për porosit me operatorin ekonomik të përzgjedhur, për të cilat janë duke rrjedhur afatet ligjore për dorëzimin e ngjitësve.

“Sipas vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për çmimet e formularëve të nxjerra nga Ministria e Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 2, datë 03.01.2024, çmimet e ngjitësve do të variojnë nga 30 deri në 50 denarë”, shtojnë nga MPB.

Detyrimi për përdorimin e kodit “NMK” në targa është nga Marrëveshja e Prespës. 

 

MARKETING



You may also like