Ngjarja e paprecedentë, publikohet video e sherrit masiv në ndeshjen e femrave Tirana – Vllaznia

by admin
Spread the love

Ndeshja e djeshme në futbollin e femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një shfaqje pasi përballë viheshin dy skuadrat që po rivalizojnë për titullin kampion.

Por për fat të keq, ka treguar se në futbollin e femrave mund të ndodhin ngjarje po aq të shëmtuara sa në futbollin e meshkujve, ku dhuna bëhet jo rrallëherë protagoniste.

Ndeshja është braktisur në minutën e 22-të për shkak të një zënke masive në fushën e lojës me përplasjet që kanë përfshirë skuadrat dhe stafet e të dy ekipeve.

Situata ka degjeneruar aq sa ekipet janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve të dhunshme nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit.

Së fundmi në rrjet ka qarkulluar edhe video e sherrit masiv, pamje me të vërtet të turpshme.

Në vazhdim pritet të bëhen të ditura dhe vendimet nga Komisioni i Disiplinës, ku agresorët duhet të marrin dënim shembullor.

Për më tepër shikoni video.

You may also like