Ngecje në disa lëndë – pësojnë ato profesionale (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

ME CILËT SHTETE KUFIZOHET RMV-ja NË LIBRIN E GJEOGRAFISË ?

I kanë hapur fletoret, pasi që një pjesë të librave nuk i kanë. Nxënësit e shkollave profesionale edhe këtë vit kanë mungesë të librave.  Drejtori i shkollës së mesme “Saraj”, Bedri Gjureci, sic njofton KlanM, thotë se ka ngecje në disa lëndë veçanërisht te ato profesionale.

“Varësisht nga drejtimi në ekonomi kemi më tepër por ka ngecje në disa lënë, mirëpo ne kemi bërë kërkesë në afat të caktuar dhe na kanë thënë që do të na i sjellin. Është një problematikë tjetër pasi që mësimi modular është bërë dhe ka ngecje në disa drejtime varësisht se cilat drejtime, ka drejtime të ndryshme pasi edhe lëndët janë specifike. Këtë më së miri e di Ministria e Arsimit.” – tha Bedri Gjureci, drejtor i SHM Saraj.

Përveç mungesës së librave, sic njofton KlanM, vazhdojnë të jenë problematike edhe gabimet në librat, veçanarisht te ai i gjeografisë.

“Libri i vitit të dy ka pasur disa gabime shpresojmë që do t’i përmirësojnë. Shpresojmë që vitin e ardhshëm që të fillojmë siç duhet. Të kemi një libër të sukseshëm pa gabime. Çfarë gabime ka? Në pjesën se me kë kufizohet Maqedonia, Kosova nuk përmendet fare” – tha profesori Gjeografisë.

Ndryshe dje filloi gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2022-2023 me mungesë të librave, për këtë ministri i Arsimit Jeton Shaqiri paralajmëroi se do të sigurohen librat ndërsa një pjesë e teksteve për arsimin e lartë tha se tekstet do të jenë të siguruara në formë elektronike. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

You may also like