Ngecin diskutimet për Sanches! Milani ka akord me Lille, por jo me lojtarin

by admin
Spread the love

Mundësia për një transferim të Renato Sanches te Milani ka fituar terren, sidomos kohët e fundit. Nga njëra anë takimit me agjentët e lojtarit dhe nga ana tjetër sinjalet e vetë lojtarit nëpërmjet rrjeteve sociale kanë krijuar idenë se të dyja palët po dëshirojnë njëra-tjetrën.

Megjithatë, përtej sjelljeve në parim, ka një problem nëse bazohemi te faktet. Paga që lojtari kërkon është e lartë dhe Milani kërkesat nuk mund t’ia plotësojë. Sanches kërkon 6 milionë euro në sezon dhe siç dihet tashmë, Milani nuk ka në plan të paguajë një rrog aq të lartë për një lojtar.

Nga ana tjetër ka ndërhyrë Juventusi që është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit 4.5 milionë euro në sezon. Diçka më shumë krahasuar me ofertën e Milanit. Nga ana tjetër, Milani ka gjetur një marrëveshje me Lille për të transferuar lojtari për 18 milionë euro.

Megjithatë, tashmë negociatat kanë kaluar në fushën e lojtarit. Ai duhet të ulë pritshmëritë e tij ekonomike në rast se do që të veshë fanellën kuqezi. Sakaq, Juventusi po pret ngërçin e këtij diskutimi, për të përfituar sa më shumë dhe për ta bërë për vete lojtarin. /oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook

You may also like