Nga vjehrrat kam dashur një tjetër, po…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rudina Dembacaj është një nga aktoret më të dashura dhe më të komentuara në botën rozë shqiptare, të cilën e shohim të jetë shumë aktive jo vetëm në ekran, si aktore në programin e humorit “Klanifornia”, por edhe në rrjete sociale.

Shpeshherë, aktorja e njohur zhvillon biseda virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, duke i kthyer përgjigje pyetjeve të tyre e duke u shuar kështu kuriozitetin.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, me Rudinën që i është përgjigjur disa pyetjeve shumë interesante në Instagram, teksa duhet theksuar se edhe përgjigjet kanë qenë shumë goditëse e pikante, ashtu siç vetëm Rudina di t’i kthejë. Një nga pyetjet e bëra kishte të bënte me vjehrrën e raportin që ajo ka me të, si edhe se kë do më shumë nga vjehrrit e saj.

“Vjehrra ime është e moshuar. Marku kujdeset shumë për të dhe për të atin, gjithashtu edhe unë, me gjërat që ju duhen. Unë djalin e vjerrës e bëj shumë të lumtur! Është grua me fat që më ka mua nuse”, shkruan Rudina.

E pyetur se kë do më shumë, vjehrrin apo vjehrrën, ajo thotë se do babain e Markut, pasi nga vjehrrat që ka pasur, ka dashur dikë tjetër më shumë.

Vjehrrin normal! Nga të gjitha vjehrrit që kam patur në jetë, Preng Frroku’n dua më shumë. Nga vjehrrat kam dasht një tjetër, po nuk e them dot cilën”- shkruan Rudina në Instagram.

You may also like