Nga Udinese te Dinamo, kush është Rodolfo Vanoli?

by admin
Spread the love

Dinamo zgjodhi një trajner me emër për të zëvendësuar të larguarin Bledar Devolli. Rodolfo Vanoli u prezantua me blutë ku do të vazhdoj rrugëtimin e tij si trajner, ndërkohë që më parë ka qenë drejtues edhe i Luganos, Primaveras së Udineses, apo Olimpia Lubianës në Slloveni.

Por kush është karriera e Rodolfo Vanolit? I lindur më 11 janar 1963, Vanoli ka nisur karrierën e tij si futbollist tek Varese, për të kaluar më pas në ekipe me emër në futbollin italian si Leçe, Udinese apo Spal. Ai ka luajtur si qendërmbrojtës, ndërsa më pas ka nisur edhe rrugëtimin e tij si trajner.

Ekipi i tij i parë si trajner do të ishte një ekip modest zvicerian, Mendrisio, përpara se të kalonte te Lugano. Ai trajnoi më pas për 63 ndeshje edhe ekipin e të rinjve të Udineses. Pas disa vitesh, do të mbante tek Udinese edhe rolin e drejtorit teknik, ndërsa do të ulej më vonë në stolin e Pordenones.

Vanoli ka qenë pjesë edhe e CSKA së Sofies sërish në nivele drejtuese, ndërsa në vitin 2014 u ul në stolin e Koper në Slloveni ku qëndroi deri në vitin 2015. Ai fitoi një Kupë dhe një Superkupë të Sllovenisë me ekipin e Koper, ndërsa kaloi më pas te një tjetër ekip slloven, Olimpia Lubiana. Edhe aty vazhdoi serinë e fitoreve duke fituar edhe kampionatin slloven të futbollit.

Më pas një aventurë në Itali dhe një rikthim sërish te Koper ishin eksperiencat e fundit të Vanolit përpara se të merrte drejtimin e Dinamos. Tashmë ai do të përballet me një tjetër sfidë, të udhëheqë ekipin kryeqytetas drejt mbijetesës. /oversport.tv

You may also like