Nga udhëtimi me charter te degëdisja 3 orë me autobus, kontrasti i Real Madrid – Shqip

by admin
Spread the love

Real Madrid fitoi në ndeshjen e fundit të vitit përballë Real Valladolid në transfertë dhe menjëherë pas ndeshjes, Los Blancos u kthyen në Madrid për vetëm 15 minuta. Kjo pasi klubi preferon të udhëtojë me avion privat për të kursyer në maksimum lojtarët e tyre që garojnë për sukses në të gjitha kompeticionet.

Ndeshja e rradhës për Realin është ajo e sotmja përballë amatorëve të Cacereno në qytezën e vogël të Caceres. Luksi për t ëudhëtuar me avion, nuk ekziston më për Merengues. Në këtë qytet nuk ka një aeroport dhe linjat hekurudhore janë jashtë standarteve. Në këtë mënyrë, Mbretërorët janë të detyruar të udhëtojnë për 3 orë me autobus.

Kjo është edhe një nga arsyet pse Carlo Ancelotti nuk ka thërritur as për stol senatorët e ekipit si Modric, Kroos apo Benzema. Ndeshja starton në orën 21:00, e vlefshme për raundin 1/16-tat e Kupës së Mbretit.

You may also like